Secondary Adv

Rritet 163,8 perqind korrupsioni aktiv, 124 zyrtare nen hetim

Në vitin 2017 është rritur me 163,8 % numri i hetimeve për korrupsion aktiv të zyrtarëve nga ana e prokurorive në gjithë vendin.

 

Sipas raportit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit të shkuar janë vënë nën hetim 124 zyrtarë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shifër që është 2.6 herë më e lartë se një vit më parë.

 

Nga raporti mësohet se janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale nga 124 rastet e hetuara, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 37 procedime të dërguara në gjykatë. Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale që ka shënuar rritje të dukshme prej 27% gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë, gjatë vitit 2017 krahas rritjes së numrit të procedimeve penale të regjistruara, janë rritur edhe numri i procedimeve të dërguara në gjykatë për vepra penale që lidhen me pastrimin e parave. Konkretisht, janë regjistruar 320 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 36 procedime penale për vepra që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Në total, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016 dhe rritje prej 80,8 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016./Scan


Më të lexuarat