Secondary Adv

TAP nis rehabilitimin e nje segmenti tjeter rrugor: Perfitojne rreth 5 mije banore

Pas asfaltimit të rrugës së Fierit, gazsjellësi Trans Adriatik ka nisur rehabilitimin e një segmenti tjetër rrugor prej 4.5 km që lidh Bilishtin me fshatin Vishocicë, tha konsorciumi i TAP në një mesazh.

 

Nga ky investim do të përfitojnë rreth 5 mijë banorë të shtatë fshatrave. Rruga gjithashtu do t’u vijë në ndihmë fermerëve të kësaj zone, duke bërë të mundur që të arrijnë më shpejt në tregjet e Bilishtit dhe Korçës. “TAP dhe kontraktuesi i saj tashmë kanë filluar rehabilitimin e plotë të rrugës që lidh qytetin Bilisht me fshatin Vishocicë dhe që të çon më tej në Stacionin Matës TAP. 

 

Një total prej rreth 5.000 banorë të fshatrave Vishocica, Dobranj, Kurrila, Trestenik, Miras, Kapshticë dhe Bracanj do të përfitojnë nga kjo rrugë e rehabilituar “, tha TAP AG. Gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP ka rehabilituar rreth 58 km rrugë, ka ndërtuar 2 ura të reja dhe ka përmirësuar 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë, rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar./Scan


Më të lexuarat