Secondary Adv

Cmimet e apartamenteve, Agjentet imobiliare: Rritje nga 120 ne 160 euro per m2

Çmimet e banesave në kryeqytet gjatë muajve të parë të 2018-ës, kanë shënuar rritje. Banka e Shqipërisë vetëm pak ditë më parë deklaroi një ulje të çmimit në terma real me 3.1% për banesat në Tiranë gjë e cila nuk është konfirmuar nga agjentët imobiliarë. 

 

Këta të fundit shprehen për televizionin SCAN se çmimet kanë lëvizur krahasuar me një vit më  parë kryesisht në zonat e preferuara, duke  kapur vlerën nga  120 euro në 160 euro për metër  katror. Por ajo që vihet re  është se pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve  kërkesa për të blerë  apartamente  vijon të mbetet e lartë, kryesisht në zonën e ish Bllokut, te  21 Dhjetori dhe në rrugën Don Bosko.

 

Dervishi shtoi më tej për televizionin SCAN se rritje  ka pasur edhe në qeratë të cilat në zonat e preferuara kapin vlerën  nga 300 deri në 700 euro. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se optimizmi rreth rritjes së çmimeve në tregun e pronave në kryeqytet ende nuk mbështetet plotësisht në shifra. Në fakt, rritja e çmimeve është më e prekshme në ndërtimet e reja, të nisura në vitet e fundit, ku ka ndikuar pjesërisht edhe dyfishimi i taksës për ndikimin në infrastrukturë, si edhe përqindjet shumë të larta që kërkojnë pronarët e tokës./Scan


Më të lexuarat