Secondary Adv

Ahmetaj: INSTAT do t'i kaloje Parlamentit, implementojme taksen e re per pronen

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se deri në fund të këtij mandati INSTAT do të kalojë në varësi të Parlamentit, duke i garantuar pavarësinë këtij institucioni të rëndësishëm. 

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se deri në fund të këtij mandati INSTAT do të kalojë në varësi të Parlamentit, duke i garantuar pavarësinë këtij institucioni të rëndësishëm. Ahmetaj ka treguar se kur ka qenë punonjës i administratës publike ka parë situata të tmerrshme, ku rritja ekonomike përcaktohej në zyrat e Këshillit të Ministrave. Për këtë, ministri theksoi se ajo kohë ka mbaruar dhe deri në fund të mandatit INSTAT do të fitojë pavarësinë totale, duke kaluar në varësi të Parlamentit për t’u bërë akoma më i besueshëm. Për ne si qeveri, garantimi i pavarësisë së INSTAT ka qenë një nismë e rëndësishme tek e cila kemi besuar që në fillim të mandatit tonë të parë dhe sot është realitet. Duke qenë se kam qenë dhe punonjës i administratës publike vite më parë, në pozicione shumë periferike, kam parë situata të tmerrshme ku rritja ekonomike përcaktohej në zyrat e Këshillit të Ministrave. I duhej 12 %, vendosej 12 %, i duhej 8 %, vendosej 8 %.  

 

Ajo kohë fatmirësisht ka mbaruar. Sot Instituti i Statistikës është një institucion i besueshëm dhe shifrat janë të konsoliduara dhe cilësore. Ligji i statistikave, i ndryshuar së fundmi, tashmë bën të mundur që gradualisht, në fund të këtij mandati, varësia institucionale e INSTAT t’i kalojë Parlamentit. Besoj që është një lëvizje që e konsolidon pavarësinë e institucionit, përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë. Më tej, në prezantimin e projektit SALSTAT, ministri Ahmetaj theksoi se po punohet për implementimin e metodologjisë së re të taksës së pronës. Pas ndërmarrjes së reformës administrative-lokale të vitit 2015, viti 2017 ishte viti i parë i implementimit të Ligjit të ri të Financave Vendore që ka dhënë tashmë rezultate të dukshme në performancën dhe transparencën e njësive të qeverisjes lokale. Nga ana tjetër, ne jemi duke punuar për implementimin e metodologjisë së re të taksës së pronës, e cila gjithashtu kërkon një sistem dhe databazë shumë të mirë të dhënash nga bashkitë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat