Secondary Adv

Lufta kunder korrupsionit: Qeveria miraton planin e veprimit 2018-2020

Qeveria miraton planin e veprimit 2018- 2020 kundër korrupsionit. Sipas këtij plani të botuar në fletoren zyrtare, në total janë 18 objektiva për parandalimin ndëshkimi dhe për ndërgjegjësimin si dhe 97 masa. 

 

Gjatë trevjeçarit të parë institucionet implementuan masa konkrete antikorrupsion të parashikuara në Planin e Veprimit 2015–2017 nga të cilat rezultuan nga raportet e monitorimit se 85% e masave u realizuan plotësisht ose pjesërisht. Për këtë arsye, si dhe duke u nisur nga raporti i fundit i Transparency International mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe renditjen e Shqipërisë e 91-ta në listën e 168 vendeve të përzgjedhura për studim, nevojitet një impenjim edhe më i madh në luftën kundër korrupsionit. Për këtë shkak, koordinatori për zbatimin e strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit, po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar për arritjen e objektivave të parashikuar e vlerësimin e indikatorëve të performancës duke hartuar Pasaportën e Indikatorëve në zbatim ku janë përcaktuar tregues të matshëm me qëllim pasqyrimin sa më të qartë të performancës së institucioneve dhe realizimit të objektivave të strategjisë. Për realizimin e planit janë përfshirë gjithsej 11 ministri, 12 institucione të nivelit qendror dhe 61 bashkitë e vendit./Scan


Me te lexuarat