Secondary Adv

Prezantohet projekti i Piramides, Veliaj: Ja si do te duket godina pas nderhyrjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i mbështetur edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama kanë prezantuar sot projektin e ri të Piramidës. “Ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale”,- tha kryebashkiaku Veliaj.

 

Ditën e sotme është bërë prezantimi i projektit të Piramidës nga kryetari i Bashkisë Tiranë dhe nga Kryeminsitri Rama. Sipas kryetarit të bashkisë Piramida është një hapësirë publike dhe si e tillë ajo duhet të jetë e dukshme dhe e aksesueshme nga të gjithë. Pra e thënë ndryshe sipas këtij projekti dhe sipas idesë së arkitektëve, Piramida do të ketë xhama transparentë ndryshe nga xhamat e errët që ka aktualisht si dhe ajo do të jetë e hapur për të gjithë. Një ide tjetër është edhe përfshirja e gjelbërimit në strukturën e Piramidës. “Piramida aktuale është e mbyllur dhe kjo ndodh për shkak të xhamit reflektues të errët. Ideja e parë është të hapim piramidën duke përdorur xhama transparentë. Gjithashtu duhen hapur xhamat dhe dyert që gjithkush të futet. Duam gjithashtu të vendosim gjelbërim në majë të saj”, tha një prej arkitektëve të projektit./Ballkanweb  


Më të lexuarat