Secondary Adv

Taksa e prones: Bashkite nuk jane gati, afat deri ne fund te vitit

Ndërsa pritej që këtë muaj qytetarëve tu shkonte fatura e parë me përllogaritjen e re të taksës së pronës, bashkitë ende nuk janë gati për të aplikuar këtë proces.

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka theksuar se kjo është një periudhë tranzitore dhe bashkitë do të kenë afat deri në fund të vitit që të përshtaten me metodologjinë e re. Ndërsa nga ana tjetër, Ministri nuk ka sqaruar se si do të funksionojë faturimi i qytetarëve, nëse do të mblidhen disa muaj bashkë apo do të vijohet me mënyrën e vjetër të llogaritjes deri sa pushteti vendor të jetë gati. “Shumë nga bashkitë po bëhen gati me metodologjinë e re në bazë të ligjit, në referencë të periudhës tranzitore. Do ketë bashki që shumë shpejt do të aplikojnë metodologjinë e re në favor të qytetarëve, në favor të sipërmarrësve dhe në favor të tyre. Por sigurisht që disa nga bashkitë do të duan një periudhë disa mujore. Besoj që deri në fund të këtij viti bashkitë do ta kenë aplikuar metodologjinë e re. S’ka kakofoni, është periudhë tranzitore shumë e qartë, pra nuk ka asnjë llojë konfuzioni, përkundrazi bashkitë janë shumë të qarta për këtë periudhë, sa zgjat, çfarë mund të bëjmë gjatë periudhës së tranzicionit dhe metodologjia është e qartë kristal për të gjithë”. Sa i përket mbledhjes së taksës së pronës, më herët Ministria e Financave ka bërë me dije se bën me dije se detyrimet në Tiranë dhe Durrës do të jenë të bashkëngjitura në faturën e ujit, ndërsa në qytetet e tjera, do të mblidhen me metodën e vjetër deri në përfundim të Kadastrës Fiskale./Scan


Më të lexuarat