Secondary Adv

Sezoni turistik 2018, Rama: Te dhenat pozitive. Pritet impakt me i forte ne ekonomi

Sezoni turistik i këtij viti pritet të këtë një impakt më të fortë në rritjen ekonomike të vendit.

 

Sipas kryeministrit Edi Rama pritet që numri i vizitorëve të jetë shumë herë më i lartë se viti i kaluar dhe kjo falë promovimit të turizmit të Shqipërisë në botë. Kjo deklaratë e kryeministrit u bë gjatë lancimit të projektit “Smile Albania”. Rama nënvizoi si të rëndësishëm pastrimin e vendit për zhvillimin e turizmit, kryeministri u ndal dhe te projekti për rilindjen urbane sipas të cilit ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve akomoduese për shumë qytete me potencial turistik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehu qëndrimin për të vijuar pastrimin. Projekti i “Smile Albania” parashikon organizimin e 1000 të rinjve për të mirëpritur vizitorët në pikat hyrëse të vendit dhe në vijën bregdetare përgjatë muajve korrik dhe gusht./Scan


Më të lexuarat