Secondary Adv

Paketa fiskale 2019: Zv.ministri i Ekonomise: Ja sektoret qe do u ulet tatimi ne 5 perqind

Paketa fiskale 2019 do të parashikojë ulje të tatim-fitimit në masën 5% për 3 kategori biznesesh, duke synuar përmirësimin e klimës së të bërit biznes. 

 

Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi në këto kategori përfshihet biznesi me xhiro 8-14 mln lekë xhiro vjetore, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe bizneset e kategorizuar si ‘agroturizëm’. Deklaratat e Haxhit u bënë gjatë Konferencës Vjetore të Forumit Kombëtar të Biznesit. Gjatë punimeve të forumit u prezantua edhe raporti i monitorimit mbi implementimin e axhendës kombëtare të biznesit mbi informa litetin, kontrollin tatimor, sektorializimin e TVSH-së dhe dialogun publik-privat. Sipas gjetjeve rezulton se rreth 2/3 e rekomandimeve të biznesit janë marrë parasysh nga qeveria. Ndërkohë që, problem mbetet informaliteti, pasi qeveria shqiptare nuk ka shifra mbi këtë fenomen. E pranishme në takim ishte dhe ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila kërkoi rritje të dialogut mes shoqatave të sipërmarrjes dhe zyrës që ajo drejton./SCAN


Më të lexuarat