Secondary Adv

Dyfishohet prodhimi i energjise, eksporti rritet mbi 6 here

Gjatë periudhës Janar-Mars, Shqipëria arriti të dyfishojë prodhimin e energjisë elektrike, i cili kapi vlerën e 3.213 GWh nga vetëm 1.588 GWh një vit më parë.

 

Prurjet e lumenjve kanë ndikuar në rritjen e performancës të hidrocentraleve, çka e ka lejuar vendin të ulë minimalisht importet e energjisë dhe të rrisë ndjeshëm eksportin e saj. Hidrocentralet publike, të cilat zënë 65% të prodhimit, e dyfishuan energjinë e gjeneruar në 2.087 GWH. Ndërsa hidrocentralet private dhe ato me koncesion realizuan një rritje edhe më të madhe të prodhimit me rreth 2.2 herë. Krahas prurjeve, kjo lidhet edhe me numrin e shtuar të hidrocentraleve që ishin funksionale në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me 2017. Në total, importi i energjisë ra në vetëm 114 GWh, nga 621 GWh, çka e lejoi edhe eksportin e energjisë të gjashtëfishohet në 1.204 GWh nga vetëm 190 GWh një vit më parë. Pas konsumit të brendshëm, bilanci i importeve dhe eksporteve bruto të energjisë është pozitiv me rreth 1.090 GWh. Rritja e prodhimit u shoqërua nga një rritje e konsumit, si në segmentin e konsumatorëve familjarë, ashtu dhe në atë jofamiljarë. Megjithatë tek bizneset dhe subjektet e tjera, rritja ishte më e theksuar me rreth 10.7% më shumë se tremujori i parë i 2017-ës. Humbjet në rrjet u rritën lehtë për shkak të konsumit vetjak në transmetim. Ndërkohë që humbjet në shpërndarje vazhduan të ulen, veçanërisht në segmentin e humbjeve jo teknike, që lidhet me vjedhjet e energjisë./Scan


Më të lexuarat