Secondary Adv

Mirembajta e rrugeve – ARRSH: 8 akset ne jug te vendit ku do te nderhyhet

Në prag të sezonit turistik Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezantuar projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate, i cili përfshin 8 akse kryesore në pjesën jugore të vendit. 

 

Në total, kontrata D përfshin mirëmbajtjen e 350.66 km për një periudhë kohore 5-vjecare, ndërkohë që vlera totale e saj arrin në 13.7 milion euro, financuar nga Banka Botërore. Sipas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro kjo kontratë do të ruajë kushtet e rrjetit të rrugëve parësore dhe parësore-dytësore me anë të mirëmbajtjes periodike dhe rutinë, do të përmirësojë sigurinë e rrjetit rrugor si dhe do të fuqizoje praktikat e qëndrueshme dhe efikase të menaxhimit të aseteve rrugore e të sigurisë në përfitim të rrugës. Disa nga akses ku do të ndërhyhet janë: Mallakastër-Kakavijë, Tepelenë-Vlorë, Levan-Vlorë, Shkozet-Plepa dhe Sarandë-Qafë Mzinë. Gjithashtu, ndërhyrje parashikohet në akset: Fier-Tepelenë dhe Pusi i Mesinit-Sarandë. Në muajin janar të këtij viti ARRSH nxori për konsultim publik planin e menaxhimit mjedisor për këtë kontratë, ku ndër të tjera theksohej se “disa prej këtyre akseve rrugore janë rikonstruktuar së fundmi, por shfaqin disa probleme si mungesë të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, ndriçim jo të mjaftueshëm, duke rritur rrezikun për aksidente.

 

Akset ku do të ndërhyhet: 

 

Mallakastër – Kakavijë

Fier – Kufi Tepelenë

Tepelenë – Vlorë

Pusi i Mezinit – Sarandë

Levan – Vlorë

Shkozet – Plepa

Ura e Kranesë – Konispol

Sarandë – K/Qafë Muzinë 

/Scan


Më të lexuarat