Secondary Adv

Vijojne punimet ne autostrade/ Sot i bllokuar segmenti Vore-Maminas, ja si devijohet trafiku

Sot në ora 06:00 të mëngjesit ka filluar faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas në drejtimin Tiranë-Durrës. 

 

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore - Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se prej orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme është hapur për kalimin e automjeteve segmenti Qafë Kashar-Vorë, ku ka përfunduar ndërhyrja, e cila nisi mëngjesin e ditës së hënë. Sot në ora 06:00 të mëngjesit ka filluar faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas në drejtimin Tiranë-Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore - Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera.  

 

Punimet në segmentin Vorë-Maminas/ Ja si devijohet trafiku

Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë-Durrës fillon në orën 06:00 datë 12.06.2018. Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet tek karburant Kastrati në Vorë në rrugën dytësore Vore – Marikaj – Maminas (te nënkalimi I dyte i Vorës). Automjetet mund të përdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit. Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë–Unaza e re–Kombinat –Ndroq – Durrës ose Tiranë – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine. Drejtimi nga Durrësi për në Tiranë është i hapur për lëvizjen e automjeteve. Dalja për automjetet te mbikalimit në Marikaj për në rrugën dytësore do të jetë i bllokuar.

 

Dalja te mbikalimi i Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim. Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut./Shqiptarja.com


Me te lexuarat