Secondary Adv

Firmoset marreveshja/ Zbulohet firma qe do te ndertoje HEC-in e Kalivacit pas 20 vitesh zvarritje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përmbyllur negocimin dhe nënshkruar kontratën me subjektin fitues të garës për ndërtimin, operimin dhe transferimin me koncesion të hidrocentralit të Kalivaçit. 

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përmbyllur negocimin dhe nënshkruar kontratën me subjektin fitues të garës për ndërtimin, operimin dhe transferimin me koncesion të hidrocentralit të Kalivaçit. Shpallja e kompanisë fituese në këtë garë u krye në fund të muajit Tetor 2017 dhe gjatë muajve pasues është kryer negocimi i termave të kontratës dhe tanimë nënshkrimi i saj. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se konsorciumi fitues “Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha’ shpk parashikohet të kryejë një investim në vlerë të përgjithshme prej 125,287,800 Euro. Kompania ‘Fusha’ shpk është e specializuar në fushën e ndërtimeve ku ndër më të fundit ndërtimi sheshit Skënderbej. Ndërsa kompania tjetër ‘Ayen Enerji’ me seli në Turqi është e specializuar në fushën e energjetikes me investime në këtë sektor edhe në Slloven i dhe Serbi. Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse është 111,000 KW, prodhimi vjetor i energjisë elektrike mbi 366 milion KWH ndërsa koha e zbatimit të punimeve për realizimin e veprës 30 muaj.

 

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmbyllja me sukses e procedurës i hap rrugën tanimë konkretizimit të një prej veprave më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, e lënë pezull prej shumë vitesh. Report TV ka mësuar se afati për ndërtimin e këtij hidrocentrali është 30 muaj. Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n kur projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua fort nga Berisha në opozitë, por u miratua nga vetë Berisha kur erdhi në qeverisje. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve. Sipas kontratës së vitit 1997 lidhur nga qeveria shqiptare me biznesmenin Francesko Beketi parashikohej prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002, gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Disa mua më parë qeveria shqiptare fitoi një tjetër gjyq me Beketin në arbitrazh për mos respektim kontrate nga ky i fundit./Shqiptarja.com


Më të lexuarat