Secondary Adv

Efekti i kursit tek eksportet, Ahmetaj: Ekonomia shqiptare eshte me konkurruese

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj për herë të parë komentoi efektin e mbiçmimit të lekut në eksportet shqiptare.

 

Gjatë konferencës “Përparësi dhe politika në Programin Buxhetor Afatmesëm 2019-2021”, që u zhvillua sot në Tiranë, ministri Ahmetaj theksoi se në zinxhirin e transaksionit financiar dhe ekonomik mbivlerësimi i lekut ka dëmin e vet tek eksportet shqiptare, që si] u shpreh ai, është kollaj i llogaritshëm. “Megjithatë, rritja e eksporteve në volum dhe në zgjerim tregjesh tregon dy elementë. Volumet kanë rikuperuar goditjen që mund t’i ketë dhënë kursi i këmbimit dhe se ekonomia shqiptare dhe eksportet janë bërë më konkurruese”, deklaroi ministri.

 

Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, në fillim të këtij muaji duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë. Fillimisht ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ne treg çoi në forcimin e euros nga 124 lekë në mbi 128 lekë. Por kjo tendencë zgjati vetëm pak ditë dhe më pas euro filloi të zbresë sërish dhe këtë të mërkurë është këmbyer me 126.03 lekë./Ballkanweb


Më të lexuarat