Secondary Adv

Qeveria ul taksat/ Bizneset nen 14 mln leke paguajne 5 perqind tatim fitim

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë.  

 

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë. Bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndryshimet parashikon uljen e barrës fiskale për disa sektorë. Taksa kryesore, ku do të ndërhyhet është tatim fitimi. Nga shtatori parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%. Ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%. Më konkretisht, qeveria ka vendosur që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndërsa për ato mbi këtë nivel, tatimi do të jetë 15%. 

 

Gjithashtu, është vendosur që edhe për kooperativat bujqësore, ose ndryshe bashkimin e fermerëve, tatim fitimi të ulet në 5%. Po kaq do të jetë ky tatim edhe për bizneset në agroturizëm. Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore dhe në atë të agroturizmit. Ministria e Financave ka parashikuar edhe ndryshime në ligjin e TVSH-së. “Normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti I licencuar agroturistik. Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës”,

 

Paketa fiskale do të përmbajë edhe ndryshime në ligjin ‘Për taksat vendore”.

“Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve që bëhen në agroturizëm nga personat e pajisur me certifikatë për veprimtari agroturistike. Në këtë mënyrë, biznesi i agroturizmit stimulohet me të njëjtat instrumenta që u përdorën për stimulimin e turizmit elitar me 5 yje”, theksohet në draftin e Ministrisë së Financave.

 

PAKETA FISKALE E MESVITIT

-Ulje e barrës fiskale

56% e bizneseve 0% tatim fitim

28% e bizneseve 5% tatim fitim

16% e bizneseve 15% tatim fitim

– Lehtësim të investimeve në fushën e energjisë diellore

– Lehtësim i investimeve në fushën e agroturizmit

 

PAKETA FISKALE E MESVITIT, TATIM FITIMI

Deri në 14 mln lekë/vit 5% tatim fitim

Mbi 14 mln lekë/vit 15% tatim fitim

Kooperativat bujqësore 5% tatim fitim

Bizneset në agroturizëm 5% tatim fitim

 

PAKETA FISKALE E MESVITIT

Akomodimi, shërbimi në turizëm 6% TVSH

Bizneset në agroturizëm përjashtim nga taksa e infrastrukturës

Sektori i ndërtimit përmirësim i skemës së taksimit/Shqiptarja.com


Më të lexuarat