Secondary Adv

Punimet ne rrjet – OSHEE: Zonat e Tiranes ku do te nderpritet energjia sot dhe neser

Dhjetëra zona të Tiranës do të përballen me kufizime energjie sot dhe nesër për shkak të punimeve të planifikuara në vijim të masave të OSHEE për mirëmbajtjen e rrjetit.

 

Sipas OSHEE-së, sot do të stakohet energjia në linjën L30-83 Uzina Dinamo – Tirana 1 220kV, si dhe Zbarrat 35kV në N/stacionin Uzina Dinamo. Remonti do të kryhet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00. Si rrjedhojë, pa energji elektrike do të jenë: “Rruga “Jordan Misja” (Ish Perim Patatet), Rruga “Siri Kodra” (Zona pranë Nënstacionit 220/110/20 kv), Zona pranë shinave të Trenit, Zona prapa Spitalit Ushtarak, Zona pranë parkut te Autobusëve në ( Rr Don Bosko), Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Zona te 2000 Apartamentet, Rruga “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit Josif Pashko, Kodër Kamëz, Insitut Kamëz.” Ndërsa, ditën e nesërme do kryhen punime në nënstacionin Ibë nga ora 9:00 deri në orën 13:00 dhe sipas OSHEE-së do të kufizohet energjia në: “Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), Zona e Kërrabës, Fshatrat: Kllojke, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh”./Scan


Më të lexuarat