Secondary Adv

Patente per pushuesit qe marrin me qira mjetet ujore, pronaret e tyre ne proteste

Subjektet e mjeteve ujore janë hedhur në protestë. Shkak i protestës së tyre është bërë ndryshimi i njëanshëm i kontratës që kanë me drejtorinë rajonale të Kufirit.

 

Ditën e sotme subjektet e mjeteve ujore janë hedhur në protestë. Shkak i protestës së tyre është bërë ndryshimi i njëanshëm i kontratës që kanë me drejtorinë rajonale të Kufirit. Në ndryshim nga vitet e shkuara, drejtoria rajonale e kufirit ka kërkuar që çdo pushues që merr me qira një mjet ujor të ketë patentë, çka është e palogjikshme dhe e paarsyetueshme. Subjektevet e lojërave uroje thonë se kanë kryer investime që shkojnë deri në 100 mijë euro për mjete për argëtimine pushtuesve, ku përfshihen motor deti, skafe, dhe kanë ndërtuar vendbazimet, sipas VKM-së, edhe Kullat e vrojtimit. Janë liçensuar nga bashkia, kanë marrë leje nga kapiteneria dhe regjistri detar, por sipas tyre pengesë bëhet policia kufitare në ushtrimin e këtij aktiviteti./Ballkanweb


Më të lexuarat