Secondary Adv

Industria e lokaleve – Bie me 4.8 perqind numri i bizneseve ne sektor

Në Shqipëri, të paktën deri më 31 dhjetor të vitit 2017, ishin të regjistruara 20.488 ndërmarrje që operojnë në sektorin e restoranteve dhe bareve. 

 

Vitin paraardhës ndërkohë, kjo shifër fiksohej në 21484. Pra, kemi të bëjmë me një rënie domethënëse, prej 4.8% me baza vjetore. Duke llogaritur këtu edhe efektin e formalizimit të tregut në tërësi, kjo rënie është edhe më domethënëse. Sektori i akomodimit, ushqimit dhe pijeve në tërësi, që përveç bareve dhe restoranteve, përfshin edhe hotelet, llogaritet se punëson rreth 52 mijë individë, në të dhënat e vitit 2016. Duke hequr këtu hotelet dhe shërbimet e tjera të akomodimit, që janë pak më shumë se 1000, shifra e deklaruar e të punësuarve në këtë sektor vërtitet në pak më pak se 50 mijë persona. Të paktën kjo është shifra që vetë bizneset që operojnë në sektor deklarojnë për drejtorinë e tatimeve. Sektori, bashke me akomodimin deklaron një xhiro vjetore prej 43.5 miliardë lekësh, që përkthehet në rreth 340 milionë euro xhiro vjetore. Por këtu duhet llogaritur edhe efekti i informalitetit të lartë. Ky është një ndër sektorët më problematikë në drejtim të ekonomisë së zezë. Gjithsesi, xhiro vjetore, e deklaruar e sektorit është sa 2.31% e prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit./Scan 


Më të lexuarat