Secondary Adv

Bordi i ERE nis proceduren e licencimit te shoqerise “FTL sh.a” per tregtimin e energjise

Bordi i ERE ka filluar procedurën e shqyrtimit të aplikimit për licencim të shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a. (“FTL” sh.a.), në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike. 

 

Vendimi i datës 4 qershor është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” me kapital 3.5 milionë lekë do të ketë si objekt blerjen e menaxhimin e energjisë në tregun e lirë. Kjo kompani është një nga tre kompanitë e krijuara nga procesi i ndarjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që vjen si rrjedhojë e ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike e që ka si synim rritjen e eficencës në furnizimin me energji./Scan


Më të lexuarat