Secondary Adv

Aksioni ne zonat turistike – Tatimet nisin verifikimet ne terren, kontroll ne mbi 20 mije biznese

Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike, strukturat e Zbatimit, pranë DPT kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Kontrollet filluan me disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa bëhet e dije se  do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues. Administrata tatimore ka si qëllim kontrollin dhe verifikimi e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi detyrimeve ligjore, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. Drejtoria e Tatimeve bën me dije se nuk është qëllim ndëshkimi i subjekteve, por edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për të realizuar në kohë pagesat. Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./Scan


Më të lexuarat