Secondary Adv

Rehabilitimi i aksit Vore- Fabrika e Tullave, lehtesim i fluksit te qarkullimit

Share on Google+

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vazhdon ndërhyrjen për rehabilitimin e plotë të aksit rrugor Vorë – Nyja e Vorës – Fabrika e Tullave.

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një postim në rrjetin social “Facebook”, publikoi një video nga punimet intensive dhe ndërhyrjet që po kryhen në këtë aks rrugor, që ndodhet midis qyteteve Tiranë- Durrës dhe lehtëson fluksin e madh të qarkullimit si në aspektin turistik por edhe atë ekonomik. Pas ndërhyrjes së suksesshme në autostradën Tiranë-Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur prej pak ditësh ndërhyrjen për rehabilitimin e segmentit rrugor Vorë-Nyja e Vorës- Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të Bankës Botërore të mirëmbajtjes me performancë të rrugëve. Për kryerjen e punimeve, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë njoftuar më parë edhe drejtuesit e mjeteve për devijimin e trafikut dhe të qarkullimit. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës. Transporti i udhëtarëve në të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit. Ky devijim do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes janë kudo në terren, duke dhënë të gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistikën e duhur për orientimin e trafikut. /ata 


Më të lexuarat