Secondary Adv

Mbetjet ne Porto Romano, Keshilli Bashkiak i Durresit shpall gjendjen e emergjences mjedisore

Share on Google+

 

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet. 

 

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet. Gjendja e emergjencës u votua në Këshillin Bashkiak edhe nga opozita. Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, është një ndër zonat më problematike në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se gjatë mbledhjes, anëtarët e PD propozuan që menaxhimi të bëhet nga autoriteti i Këshillit Bashkiak. Sakaq, në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar edhe taksën e pasurisë. Ndërda u vendos ulje me 30 % për zonat rurarle. Miratimi i taksës së pasurisë u bë në konsensus të të gjithë forcave politike./Ballkanweb


Me te lexuarat