Secondary Adv

Ambasadori turk, ne Vlore: Ndertimi i aeroportit fillon brenda vitit

Share on Google+

 

Në turin dy ditor në jug të vendit, ambasadori turk Ahmet Joruk është ndalur sot në Vlorë, ndërsa është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli në zyrën e tij. 

 

Kryebashkiaku i ka uruar mirëseardhjen diplomatit turk, ndërsa e ka falënderuar që zgjodhi të vizitojë edhe Vlorën. Për ambasadorin turk, i cili ka 6 muaj në këtë detyrë, kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për raportet miqësore shumë të hershme mes dy popujve, atij shqiptar dhe atij turk, por dhe për investimet e pritshme në Vlorë, duke u ndalur te projekti i aeroportit të qytetit jugor. “Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik”, deklaroi diplomati turk. Sipas ambasadorit Joruk, konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, i cili pritet të operojë me 200 milionë udhëtarë në vit. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ambasadori Joruk konfirmoi nisjen e fazës së parë të aeroportit të Vlorës, brenda vitit 2018, ndërsa premtoi hartimin e projekteve të tjera për Shqipërinë./Top Channel


Më të lexuarat