Secondary Adv

“The Sun” keshillon anglezet: Zgjidhni Dhermiun ne vend te Korfuzit per pushime

Share on Google+

 

Gazeta e njohur britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull plazheve shqiptare, madje këshillon se Korfuzi duhet zëvëndësuar me Dhërmiun .

 

Nga Santorini në Venecia dhe Liqenin e Komos, mund të gjeni vende të bukura, por janë të mbushura me turistë dhe super të kushtueshme në pikun e sezonit. Pse të mos shikoni këto destinacione alternative që janë të ngjashme me këto bukuri, shkruan gazeta duke e vënë theksin tek plazhet shqiptare. “Bregdeti jonian shqiptar është përtej atij të ishullit grek të Korfuzit, madje mund ta shikoni Shqipërinë nga përtej bregut të ishullit. Plazhet e Shqipërisë janë po aqidilike”, shkruan gazeta.

 

“Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë. Një kriko birre në Shqipëri kushton 58 penny, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”. Gazeta shkon më tej dhe tregon se çmimi i një dhomë në shtator me mëngjesin e përfshirë në Dhërmi kushton vetëm 35 paund nata. Ndër destinacionet e tjera që “The Sun” propozon të zëvendësohen janë: Liqeni Bled në Slloveni në vend të liqenit Como në Itali, ishulli grek Naxos në vend të Santorinit, Trieste në vend të Venecias dhe qyteti i lashtë bullgar Plovdiv në vend të qytetit të lashtë në Athinë./Ballkanweb


Më të lexuarat