Secondary Adv

Koncesioni i Aeroportit te Kukesit, qeveria 8 perqind bonus per Kastratin dhe T.M.D Systems LTD

Share on Google+

 

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë kompanitë Kastrati sh.a dhe T.M.D Systems LTD për ofertën e tyre të pakërkuar lidhur me koncesionin e Aeroportit të Kukësit. 

 

Në vendimin që tashmë ka marrë miratimin është përcaktuar një bonus me 8 për qind të pikëve për kompanitë. Pas kësaj faze pritet që qeveria të hapë një garë normale për kalimin me koncesion të Aeroportit. Më herët ishte Kryeministri Edi Rama, në fillim të ktij viti, që deklaroi se ka interes për aeroportin e Kukësit nga një investior serioz, deklaratë që erdhi në kohën kur diskutohej Aeroporti i Vlorës. Por cilat janë kompanitë që kanë dorëzuar rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakëruar. Kastrati nuk është e panjohur edhe tek grupi i atyre qe kane koncesione aktive pasi është kompania që mban te drejten per koncesionin e Rrugës së Kombit, ndëkrohë që TMD SystemsLTD  sipas faqes së saj zyrtare në internet është një kompani me aktivitet në Izrael dhe Britani me orientim nje sri fushash por mes te tjerave edhe konsulencen ne fushen e aviacionit.

 

V E N D I M 

 

PËR 

 

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave 

 

V E N D O S I:

Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi./Monitor


Me te lexuarat