Secondary Adv

“Furtune” ne plazhin e Velipojes, aksioni i policise boshatis hapesirat pa leje

Share on Google+

 

Hapësirat publike të zëna pa leje nga subjekte private në plazhin e Velipojës u liruan gjate një aksioni të policisë dhe forcave RENEA, mbrëmjen e së mërkurës.

 

Inspektorët dhe policia larguar dhjetëra shezlonë që ishin vendosur nga privatët në hapësirat ku pushuesit mund të shkojnë edhe me çadrat e tyre, pa qenë të detyruar t’i paguajnë subjekteve private. Aksioni u urdhërua nga Bashkia Shkodër. Prania e 120 forcave policore dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë ishte kërkuar nga bashkia për të shmangur ndonjë incident me pronarët. Por përveç ndonjë debati të izoluar mes pronareve dhe inspektorëve të bashkisë, aksioni vijoi pa probleme deri në orët e para të mëngjesit. E gjithë vija bregdetare do të vazhdojë të monitorohet në vazhdim të sezonit turistik.Shqip  


Me te lexuarat