Secondary Adv

Aksi Korce-Voskopoje-Polene-Korce drejt transformimit ne rruge moderne

Share on Google+

Aksi rrugor Korçë-Voskopojë-Polenë-Korçë është drejt transformimit në një rrugë moderne, të sigurtë dhe me standarde bashkëkohore.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) njofton se, punimet vazhdojnë me intensitet në të gjithë gjatesinë prej 16.2 km dhe këto ditë ka filluar asfaltimi i rrugës. Rikonstruksioni i këtij aksi rrugor përfundon në muajin gusht dhe financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet programit “Rehabilitimi i Segmenteve Rrugore Prioritare” që zbatohet nga FZHSH.

 

Ky aks rrugor kalon në një nga zonat e Shqipërisë juglindore që është e njohur për aktivitetin intensiv në bujqësi dhe blegtori, çka do të thotë se infrastruktura e rindërtuar do të ndikojë në nxitjen e aktivitetit rural dhe përmirësimin e ekonomisë fermere. Po ashtu, rikonstruksioni i rrugës siguron akses më të shpejtë dhe të sigurtë drejt fshatit turistik të Voskopojës./ata 


Më të lexuarat