Secondary Adv

Miratohet fondi shtese prej 194 milione leke per punimet e rruges Lin-Pogradec

Share on Google+

 

Punimet për rehabilitimin e plotë të aksit rrugor Lin-Pogradec në juglindje të vendit po shkojnë drejt përfundimit.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) miratoi shtesën e fondit me vlerë 194 milionë lekë, për përfundimin e punimeve në rrugën Lin-Pogradec, e cila do të jetë një akses më shumë në zhvillimin e turizmit për qytetin e Pogradecit dhe në të gjithë vijën ujore të liqenit. Ky aks rrugor do të ketë në përfundim të punimeve, gjerësi të korsive 3.5 m, gjerësia e bankinës 1 m, ndërsa trotuari jashtë tunelit me një gjerësi 2 m. Punimet në këtë aks kanë nisur në shkurt të vitit 2016 dhe sipas afateve të kontratës, duhet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti, duke përmbyllur punimet në të gjithë aksin e rindërtuar Qafë Thanë-Pogradec. Vlera totale e kontratës fillestare ishte rreth 972 milionë lekë, ndërkohë që shtesa e fondit bëhet për punimet që po kryhen në afërsi të hyrjes të qytetit të Pogradecit. Referuar të dhënave të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërtimi i këtij segmenti është rreth 1 km, ndërsa është parashikuar zgjerimi i rrugës ekzistuese, nëpërmjet strukturës “Gjysmë tunel” ose “Tunel i hapur”./ata 


Më të lexuarat