Secondary Adv

Rruga e Lumit te Vlores, lidhja e re me bregdetin e Jonit

Vazhdon puna për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës që financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).

 

Rruga fillon nga Bypass-i i Vlorës-Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos- Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë. Ky aks rrugor siguron lidhje të re me bregdetin e Jonit dhe hap perspektiva të reja zhvillimi për fshatrat e kësaj zone dhe 40,000 banorët e saj. Ky projekt parashikon të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh, duke krijuar një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës dhe për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën.  

Të dhëna teknike për gjurmën e projektit

Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej afro 23 kilometra dhe shtrihet nga fshati Sherishtë deri në fshatin Gjorm. Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç. Këto dy segmente aktualisht janë në procedurat e fundit të tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Superstradë me gjatësi 16.4 kilometra për të cilën Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përzgjedh konsulentin dhe mbikëqyrësin e punimeve për të shpallur më pas tenderin e punimeve./ata 


Më të lexuarat