Secondary Adv

Si do te duket vazhdimi i ‘Lungomares’ – Ne shtator, nisin punimet per fazen e dyte

Faza e dytë e punimeve të Lungomares së Vlorës do të nisë në muajin shtator. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ka shpërndarë edhe fotot se si do të duket projekti. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 


 

Në fund të muajit qershor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur edhe procedurat e tenderimit për këtë projekt. Sipas detajeve të projektit, për vazhdimin e Lungomares është vënë në dispozicion një fond limit prej 199 milionë lekë, që do të ndahet në dy pjesë. Kështu, për vitin 2018 fondi i akorduar kap vlerën e 40.4 milionë lekë, ndërsa pjesa e mbetur është parashikuar të investohet gjatë vitit 2019. 


Më të lexuarat