Secondary Adv

Shtohen kontrollet per rritjen e sigurise rrugore

Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit që shpesh janë burim aksidenti.   

 

Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që drejtojnë mjetet dhe motomjetet pa leje drejtimi, me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti. Gjatë orëve të fundit Policia Rrugore e Elbasanit ka evidentuar, proceduar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh nga të cilët arrestuar në flagrancë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa leje drejtimi, dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minoren për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi. 

 

Gjithashtu janë vendosur 150 masa administrative nga të cilat: 24 për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Pëllumb S., 61 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, pasi në Pajovë, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën. Policia Rrugore e Elbasanit do intensifikojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane e rurale, me qëllim evidentimin shkelësve të Kodit Rrugor duke marrë masa parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve duke garantuar reagim të shpejtë të shërbimeve të policisë./ata


Më të lexuarat