Secondary Adv

Pogradec – Tushemisht, rruge paralele me liqenin e Ohrit

Rruga Pogradec–Tushemisht do të rikonstruktohet me financim nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Vlerësimet mjedisore dhe sociale për rikonstruksionin e LOT I të rrugës Pogradec-Tushemisht kanë nisur të diskutohen edhe me komunitetin në Pogradec. Në një postim në rrjetin social “Facebook” World Bank Albania, njofton se takimi i radhës me komunitetin do të mbahet më 31 korrik, në bashkinë e Pogradecit. Projekti për këtë aks të rëndësishëm turistik, në juglindje të vendit, parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, ku përfshihen muret mbajtëse, shtresat ekzistuese, si dhe përmirësim të segmentit me elementë të tillë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçimi, gjelbërimi, etj. Sipas FSHZH, rruga e re i vjen në shërbim të drejtpërdrejtë banorëve të zonës, por veçanërisht turizmit. Kjo, pasi për të vizituar parkun natyror në Drilon, automjetet përdorin rrugën paralele me liqenin e Ohrit, ndërkohë që bashkia e Pogradecit ka në plan ta transformojë këtë rrugë paralele në një rrugë për këmbësorë dhe të rehabilitojë segmentin e propozuar Pogradec-Tushemisht për të trajtuar trafikun e automjeteve./ata


Më të lexuarat