Secondary Adv

“100 fshatrat”, Rama – bashkive: Jo vetem rruge, investimet ne agroturizem sjellin sukses

Numri i projekteve që kanë marrë pjesë në programin e “100 fshatrave” është 10 herë me i vogël se numri i bashkive të përfshira. 

 

Këtë deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësuesit e bashkive që përfshijnë “100 fshatrat”. Rama shtoi se është e nevojshme një bashkëpunim dhe koordinim i të gjithë aktorëve që marrin pjesë në programin zhvillimor të fshatrave, ndërsa bashkitë nuk duhet të fokusohen vetëm te ndërtimi i rrugëve. “Në kuadër të programit “100 fshatrat” është e domosdoshme për të koordinuar të gjitha forcat në funksion të krijimit të një modeli shembullor të zhvillimit rural, duke patur në qendër të gravitetit të ti truizmin. Përmes harmonizimit të të gjitha fondeve, përmes harmonizimit të forcat njerëzore të krijohen rrugë të reja zhvillimi për familjet që jetojnë në fshatra. Përmirësimi i infrastrukturës është një aspekt themelor i programit, por do të ishte gabim që programit të konceptohej si zhvillim infrastrukturor. Kemi nisur një sër kontaktesh me sipërmarrjen vendase dhe bankat për të krijuar një sinergji të të gjitha forcave që përfshihen në këtë program. Është krijuar akademia e “100 fshatrave”, për të mbushur boshllëqet e bashkive në këtë proces, me dije, informacion, burime njerëzore. Përbehet nga pedagogë e student dhe specialistë vendas dhe te huaj, për të ndihmuar me projekte zhvillimore. Kontributi i bashkive ka qenë minimal sa i përket zhvillimit të projekteve në fshatra, deri më tani. 

 

Ne e rihapim aplikimin pasi kemi mungesë të propozimit të projekteve. Numri i projekteve që kemi marrë është 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Dhe kjo tregon që puna e bashkive është shumë e vogël sa i përket punës së fshatrave. Bashkitë  janë përqendruar të rrugët në fshatra, po s’është nevoja vetëm për këto. Investimet në agroturizëm sjellin sukses, pavarësisht se niveli i rrugëve mund të mos jetë shumë i mirë. Pjesa e shërbimeve shëndetësore dhe e arsimit është pjesë e programit. Sa i përket të dyjave, qendrave shëndetësore dhe ambulancave të reja është bërë një inventar, dhe është plotësisht e mundur të kompletohet çdo mungesë, po ashtu edhe sa i përket shkollave. Te krijojmë modele funksionale, që të tregojnë rrugën se si ky zhvillim do shtrihet përtej 100 fshatrave, ku njerëzit më pas do të nxiten vet për zhvillimin e zonës ku jetojnë. Bashkëpunimi i bashkive me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt është i domosdoshëm. Së fundi e domosdoshme është, ajo që duhet të bëjmë për mbetjet urbane në zonat e fshatrave, është problem i madhe. Ka shumë për të bërë duke parë edhe hartë e njollave të zeza të vendit. Ju do keni një adresë të vetme komunikimi, adresa e zyrës së koordinatores kombëtare, dhe më pas të gjitha strukturat, nga ministra e bujqësisë që është lidere në këtë program, deri te ministritë e tjera, e deri te fondi i zhvillimit kombëtar janë në dispozicion tuaj”./Scan


Më të lexuarat