Secondary Adv

Kostot e ndertimit per vitin 2016, 2017, 2018, 2019, 2020

Kosto mesatare e ndertimit  dhe vlerat mesatare te tregut te lire te banesave ne vite.

 

Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Të dhënat e Instat treguan se, pas pothuajse 3 vitesh me rritje të lehtë, çmimet e ndërtimit ranë sërish në terren negativ, me 0.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Kostot e ndërtimit ishin në rritje që prej vitit 2016, por, megjithatë, kjo rritje ka qenë në nivele pothuajse të papërfillshme për të ushtruar presione për rritje të çmimeve të banesave nga krahu i ofertës.

 

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, rënia e kostove erdhi sidomos nga shpenzimet e materiale. Në veçanti, shpenzimet e bizneseve ndërtuese për materiale ndërtimi dhe materiale hidro-sanitare pësuan rënie me 1.2% krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, rritja e kostove material i kompensua nga rritja e kostove për paga, për makineri dhe për transport. Shpenzimet e bizneseve ndërtuese për paga u rritën me 0.5%, rritje që ishte sidoqoftë më e ulëta në katër vitet e fundit. Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga Entit i Banesave, kosto e ndërtimit në Shqipëri është rreth 270 euro për m2 sipërfaqe ndërtimi ose afërisht 320 euro për m2 sipërfaqe të shfrytëzuar, me diferenca të vogla mes bashkive të ndryshme. Çmimi mesatar i shitjes së banesave në kryeqytet vlerësohet se rreth dy herë e gjysmë kostoja për sipërfaqe shfrytëzimi ose rreth tre herë sa kostoja e llogaritur për sipërfaqe ndërtimi.

 

Mbështetur në të dhënat e Instat, për vitin 2019 u dhanë gjithsej 1044 leje ndërtimi, në rënie me 13% krahasuar me vitin 2018. Megjithatë, numri i lejeve ishte ndjeshëm më i lartë në raport me mesataren e pesë viteve të fundit./SCAN


Më të lexuarat