Secondary Adv

Shqiperia ka kuota eksporti pa dogane, ose me dogane te reduktuar

Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë në lidhje me eksportet e prodhimeve peshkore në drejtim të BE ka saktësur se: Shqipëria ka kuota eksporti pa doganë, ose me doganë të reduktuar.

 

Tarifat doganore shkojnë nga 8 – 9 % deri 12% për troftën, 8% për krapin, 15% për Dentalin (dentex dentex) dhe gjelat (Pagellus spp), 15 % për levrekun, 12.5 % për sardelen e përpunuar (mbi sasinë 100 tonë e cila e ka 6%) dhe 25% mbi sasinë 1600 tonë të açugeve. Në një informacion të publikuar sot nga Ministria e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, citohet se,“të gjitha produktet 1604 të peshkimit kanë tarifa që shkojnë nga 12.5 – 25 % (të cilat janë reduktuar tashmë me 50%). Për të gjitha këto produkte nevojitet të negociohet që tarifat të bëhen 0%”. Gjithashtu vijon njoftimi, trofta, krapi janë edhe produkte të akuakulturës dhe tarifat doganore përfshijnë si peshkun e gjallë, deri te mielli i peshkut, pra në çdo formë që prezantohet. Kjo ka penguar intensifikimin e akuakulturës për këto produkte, ku Shqipëria ka patur dhe ka një traditë të rëndësishme në akuakulturë. Në lidhje me açuget dhe sardelet janë dhënë argumente pafund dhe gjithësecili e di rëndësinë e liberalizimit të kuotave në drejtim të shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ekzistuese si dhe rritjen e punësimit në përpunimin e peshkut, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Sipërmarrjes./ata 


Më të lexuarat