Secondary Adv

Shqiperia, marka e 35 ne europe per turizmin

 

Sipas renditjes që kompania Bloom Consulting i ka bërë vendeve sipas markës së turizmit, Shqipëria renditet në vendin e 35 në Europë, duke lënë pas Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa në renditjen globale është e 97-a, nga 180 vende.


Renditja e Bloom Consulting: Strategjia e markës së Shqipërisë ka rezultuar të jetë e pasuksesshme dhe performanca në mediat sociale mbetet e ulët. Sipas raportit, në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur katër vende. Raporti citon se  strategjia e markës së Shqipërisë ka rezultuar të jetë e pasuksesshme dhe performanca në mediat sociale mbetet e ulët.

 


Në rajonin e Europës Juglindore, Shqipëria ka mbetur në vendin e 10, e ndjekur nga konkurrentët kryesorë, Serbia dhe Mali i Zi. Kërkimi tregon se Shqipëria merr një shumë të drejtë të të ardhurave nga turizmi dhe rritja është pak më e lartë sesa mesatarja rajonale në Europën Juglindore. Kërkimi gjithashtu thekson se potencialet turistike të Shqipërisë janë të lidhura ngushtë me elementët kryesorë të markës së saj si plazhet, gastronomia lokale dhe bizneset.  Kjo bazohet në kërkimet online që janë kryer rreth turizmit në Shqipëri gjatë periudhës qershor 2013 deri në korrik 2014.


Në botë, kryesojnë SHBA-të
Sipas renditjes së Bloom Consulting, renditjen e markës më të mirë të turizmit për 2014-n e kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Performanca e saj e jashtëzakonshme në termat e të ardhurave nga turizmi, pothuajse dhjetë herë më e madhe se konkurrenti i saj Kanadaja, e bëjnë SHBA-në liderin absolut në rajon, pavarësisht performancës së saj të dobët, veçanërisht në median sociale.
Më pas renditen dy shtete europiane, Spanja dhe Gjermania, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Hong Kongu është ngjitur 9 vende në listë, duke kaluar i katërti. E pesta është Franca dhe e gjashta Tajlanda. Më pas në renditje vijojnë Macao SAR-Kina, Kina dhe dhjetëshen e mbyll Italia.


Metodologjia
Renditja e  Bloom Consulting bazohet në katër kritere:
-Performanca ekonomike (të ardhurat nga turizmi, ritmet e rritjes së të ardhurave)
-Kërkesa dixhitale që mat volumin total të kërkimeve për aktivitetet e lidhura me turizmin dhe atraksionet e secilit nga 180 vende që është përfshirë në renditje.
–Renditja CBS mat efektin e strategjisë nga çdo Organizatë Turizmi Kombëtare, për të 180 vendet.
-Performanca online, analizon të dhënat e faqeve të internetit dhe mediave sociale dhe vlerëson praninë totale të një marke të një vendi.


Më të lexuarat