Secondary Adv

Qeveria ben gati shperblimet per festat e fundvitit, ja kategorite qe perfitojne

 

Këtë fundvit qeveria, ndryshe nga vitet e tjera pritet që të ketë një shpërblim për ata që iu nevojiten dhe për ata që i kanë shërbyer vendit. Ashtu siç kishte premtuar, kryeministri Rama ka bërë publik sot kategoritë dhe shpërblimet e fundvitit që është parashikuar për secilin. Në seancën e parafundit plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka përmendur shumën që pritet t’u jepet si shpërblim për fundvitit, shtresave që është paramenduar.


Kategoritë që përfitojnë shpërblim për festat e fundivitit janë mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe veteranët (300 persona për çdo kategori). Fondi për këtë kap vlerën e 1.8 milion dollarë. Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur që ato familje që janë strehuar në ish-Ndërmarrjen Shtetërore në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet dhe do të shpërngulen prej aty do të kenë mundësi të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0 %.

 


Kjo është përcaktuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të mërkurë. Familjet e përcaktuara duhet të paraqesin pranë Entit Kombëtar të Banesave, certifikatë të gjendjes familjare, vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar.
Po ashtu qeveria ka miratuar afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimitpër ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendosin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët.


Ekzekutivi ka marrë vendim edhe për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjygjësor pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.


Po ashtu kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit.
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka të drejtë të kërkojë dhe të verifikojë, nga kancelarët e gjykatave, zbatimin e njësuar të shërbimit arkivor gjyqësor si dhe çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara.

Kategorite qe perfitojne
-Mesuesit e dalluar
-Fëmijët e policëve të rënë në detyrë
-Veteranët dhe pensionistët e vetmuar
-Infermierët e doktorët e spitaleve
-Drejtuesit në administratë që punuan shumë mirë

 

Ja sa do të shpërblehen 9 kategoritë e përcaktuara

1. Për pensionistët kryefamiljarë, për familjet në ndihmë ekonome dhe personat me aftësi të kufizuar, do ketë shpërblim prej 3 mijë Lekë. 

2. Për pensionistët e tjerë do të jepet një shpërblim prej 2 mijë Lekë.

3. Për veteranët e luftës dhe ish-të përndjekurit që janë mbi 60 vjeç do marrin 5 mijë Lekë. 

4. Të gjithë familjet e policëve të vrarë dhe ushtarakëve në misione jashtë Shqipërisë do shpërblehen me 10 mijë Lekë. 

5. Trupa mësimore e 10 shkollave të cilat kanë dalë të parat në klasifikimin e e Maturës do shpërblehen me 40 mijë Lekë për çdo mësues. 

6. Gjimnazistët e shkëlqyer dhe studentët e ekselencës do marrin 5 mijë Lekë.

7. Trupa e tre shërbimeve shëndetësore më të mira do të marrë 40 mijë Lekë.

8. Njësia më e mirë policore e qarkullimit të Tiranës do të shpërblehet me 40 mijë Lekë për person. 

9. Parku Kombëtar i Divjakës do të shpërblehet me 40 mijë lekë për person, si njësi modeste që ka dhënë një kontribut në shpëtimin e një prej pasurive më të rëndësishme.

 


Më të lexuarat