Secondary Adv

4674 biznese te reja ne Tirane– 6-mujori, mbyllen mbi 2 mije te tjera

Share on Google+

Në gjysmën e parë të vitit në kryeqytet kanë gjetur hapësira dhe janë hapur mbi 4 mije biznese të reja.

 

Referuar të dhënave zyrtare te raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë, janë në total 4674 subjekte kryesore dhe sekondare që janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.  Pjesa më e madhe janë biznese kryesore, konkretisht 3529 prej tyre, ndërsa 1145 janë sekondare, pra të hapura nga individë që disponojnë një biznes kryesor, rrjedhimisht dhe një nipt në QKB. Të ndara sipas kategorive, kryeson regjistrimi i bizneseve të vogla, me 3591 të tilla, ndërsa pjesa tjetër janë biznese të mëdha, vip dhe të përfshira në kategorinë të tjerë. Përpos zonave qendrore që janë të preferuara, duket se së fundmi qytetarët janë të orientuar në hapjen e bizneseve kryesisht në zonat në zhvillim të kryeqytetit. Ndërsa sa i përket bizneseve kryesore dhe sekondare të mbyllura apo që kanë aplikuar për çregjistrim, në gjashtë mujorin e parë të vitit janë 2092 subjekte që kanë ndërprerë aktivitetin. Më shumë se gjysma prej tyre, janë biznese të vogla./Scan


Më të lexuarat