Secondary Adv

Lirimi i autostrades Tirane-Elbasan do te kushtoje 374 mln leke – Ja kur hapet per makinat

Share on Google+

374 milionë lekë, ose gati 3 milionë euro, do të kushtojnë punimet për lirimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve në aksin Tiranë-Elbasan.

 

Që prej muajit Dhjetor 2017, pas shirave të rrëmbyeshëm në dalje të tunelit të Krrabës nga ana e Elbasanit ka ndodhur një rrëshqitje shkëmbore me përmasa të mëdha, e cila vijon të bllokojë rrugën dhe të vështirësojë kalimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur ditën e martë procedurat për tenderimin e punimeve, të cilat krahas pastrimit të masës shkëmbore, do të përfshijnë edhe marrjen e masave për stabilizimin e zonës me rrëshqitje në të ardhmen. Ndër këto masa janë vendosja e një rrjete metalike dhe mbjellja e barit, i cili të rritet dhe në shkëmb; ndërtimi i një kanali betoni për largimin e ujërave sipërfaqësore; krijimi i shkallëve; ndërtimi i drenazheve horizontale; ndërtimi i një muri me gabion nga ana e shpatit dhe pyllëzimi i zonave pranë rrëshqitjes. Në total, koha e llogaritur për këto punime është rreth 4 muaj. Duke llogaritur edhe kohën që nevojitet për procedurën e tenderimit dhe shpalljes së fituesit, aksi pritet të hapet për trafikun e automjeteve jo më parë se muaji Janar i vitit 2019./Scan


Më të lexuarat