Secondary Adv

Shitja e bankave, ekspertet: Fenomen rajonal, po ikin ato me origjine nga BE

Share on Google+

Ekspertët thonë se shitblerjet e bankave që po ndodhin në tregun vendas imponojnë forcimin e mbikëqyrjes së sistemit financiar.

 

“Themelore mbetet forcimi i mbikëqyrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë. Po kështu, bashkëpunimi i saj me qeverinë, në mënyrë që biznesi të ketë më shumë besim”, shprehet Zef Preçi.

 

Në tre vitet e fundit Shqipëria është përfshirë nga një valë shitblerje e bankave, e cila nisi me shitjen e “Credit Agricole” dhe më pas vazhdoi me “Veneto Bank”, “NBG” dhe së fundmi “Tirana Bank”. Të gjithë këto emra i përkasin grupeve të mirënjohura bankare me origjinë nga Bashkimi Europian.

 

Por largimi i grupeve bankare nga BE është një fenomen, që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. “Banka të mëdha të huaja, me origjinë vendet e BE, po ulin ekspozimin në rajonin tonë, çka do të thotë se po i shesin degët e tyre dhe po tkurren në vendet e origjinës.

 

Në pikëpamjet e tregut të brendshëm edhe pse ka munguar dhe mungon konkurrenca. Kjo situatë pasqyron edhe një lloj fuqizimi të kapitalit vendas”, thotë eksperti. Por çfarë do të thotë ky ndryshim në tregun financiar për ekonominë? “Ekonomia jonë ka përfituar nga bankat europiane në aspektin e standardeve dhe praktikave të mira për biznesit. nuk mendoj se do jetë e njëjta gjë me bizneset shqiptare”, thotë Preçi.

 

Kriza financiare e vitit 2008 diktoi ndryshimin e strategjisë për disa nga grupet bankare të BE, të cilat po shesin degët e tyre në vendet në zhvillim si Shqipëria duke u përqendruar vetëm në tregjet e mëdha europiane.


Më të lexuarat