Secondary Adv

Vazhdimi i Unazes se Madhe – Studim per lidhjen e sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri

Unaza e Madhe e Tiranës do të zgjerohet në drejtim të veriut të kryeqytetit. 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tashmë procedurat për studimin dhe projektimin e segmentit rrugor nga sheshi Shqiponja në drejtim të Bulevardit të Ri. Sipas hartës të ARRSH, segmenti i ri do të kalojë nga rrethrrotullimi i doganës në drejtim të Laprakës, për të vijuar në rrugët Allaman Dervishi, Vangjel Noti dhe për të vijuar paralel me lumin e Tiranës në segmentin ekzistues të Unazës së Madhe e për të përfunduar në zgjatimin e fundëm të Bulevardit të Ri. Për rrugët ekzistuese do të konsiderohet zgjerimi i tyre, ndërkohë që do të bëhet edhe rehabilitimi i disa veprave të artit, ndërtimi i rrjeteve nëntokësore, ndriçimi rrugor dhe gjelbërimi. Projekti i vazhdimit të Unazës së Madhe pritet gjithashtu të detyrojë shpronësimin e një pjesë të pronave përgjatë aksit që do të propozohet. Projektimi do të kushtojë rreth 32 milionë lekë dhe do të zgjasë rreth 30 muaj, çka do të thotë se për realizimin e punimeve të këtij segmenti do të duhen së paku tre-katër vite. Ky segment i ri rrugor konsiderohet i rëndësishëm për shkak të zhvillimeve të pritshme demografike të kryeqytetit, veçanërisht përgjatë Bulevardit të Ri, si dhe parashikohet nga plani i përgjithshëm vendor./Scan 


Më të lexuarat