Secondary Adv

2792 punonjes u futen ne skemen e kontributeve, pasi bizneset u konstatuan me shkelje

2792 punonjës u futën në skemën e kontributeve, pasi bizneset u konstatuan me shkelje, deklaron sot Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë një planë masash në kuadër të sezonit turistik, është edhe garantimi i respektimit nga ana e tatimpaguesve të detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes, me kohë të plotë apo të pjesshëm. Referuar të dhënave të DPT-së, gjatë periudhës 28 maj – 12 gusht 2018, janë evidentuar 443 tatimpagues me punonjës të padeklaruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Si pasojë e masave që u morën nga Administrata Tatimore rezulton se 2792 punonjës u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e marrë në analizë. Në total vlera e shkeljeve për punonjësit e padeklaruar, për këta tatimpagues, është rreth 42.2 milionë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesit që të respektojnë detyrimet e tyre ligjore, ndërsa fton çdo të punësuar të denoncojë rastet e mospagesave të kontributeve për punën e kryer./ata 


Më të lexuarat