Secondary Adv

ARRSH: Bllokohet sot rruga nga Dogana e Tiranes deri ne Preze, ja ku devijon trafiku

Share on Google+

Nga dita e sotme, 13 shtator 2018, do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë pasi ARRSH do të kryejë punime. 

 

Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë. Ky segment do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës se kryerjes së punimeve. Dogana e Tiranës do të jetë e aksesueshme nga ana e Vorës. Devijimi i trafikut do të jetë sipas sinjalistikës provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor thanë se punimet që nisin sot kryhen në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me mbështetjen e për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë. Punimet kryesore gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.


Më të lexuarat