Secondary Adv

Pjesa e dyte e paketes fiskale, Ahmetaj: Ja ndryshimet e reja per sipermarrjen dhe qytetaret

Share on Google+

Projektbuxheti për vitin e ardhshëm që do të kalojë për pak javë në Kuvend do të shoqërohet sërish nga një paketë ndryshimesh në ligjet fiskale. 

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend gjatë seancës plenare tha se “pjesa e dytë e paketës fiskale” do të përmbajë ndryshime të reja që do të jenë në ndihmë të sipërmarrjes dhe qytetarëve. Procesi për paketën e re fiskale në fakt ka nisur më herët, ku sipërmarrjes i është kërkuar prej disa muajsh përmes një letre publike që të japin mendimet dhe propozimet e tyre për paketën Fiskale 2019. Ndërkohë, pak muaj më parë Këshilli i MInistrave miratoi pjesën e parë të ndryshimeve në paketën fiskale, duke rishikuar në ulje tatimfitimin për disa kategori, me synim favorizimin e zhvillimit të turizmit, bujqësisë e biznesit./Scan


Më të lexuarat