Secondary Adv

Keni detyrime te prapambetura? DPT tatimpaguesve: Kontrolli behet permes qendres se thirrjeve

Share on Google+

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të njihen me detyrimet e prapambetura në kohë reale përmes Qendrës së Thirrjeve. 

 

Janë rreth 128 mijë tatimpagues që kanë nisur përdorimin e këtij shërbimi të lançuar që nga muaji prill i 2018-ës. Ata mund ta marrin këtë shërbim nga e hëna në të enjte nga ora 08:30 – 18:00 vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve. Sipas Administratës Tatimore, tatimpaguesit duhet patjetër të disponojnë këto inofrmacione për të përfituar nga ky shërbim:

 

Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)

Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)

Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit  (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj)

Po ashtu, DPT njofton se të gjithë tatimpaguesit do të asistohen nga specialistë të Qendrës së Thirrjeve për të marrë informacionet e nevojshme./Scan 


Më të lexuarat