Secondary Adv

Studimi :Turizmi ne jug te vendit, i pashfrytezuar plotesisht

Share on Google+

Një studim i tregut të hotelerisë dhe turizmit në rajonin jugor të Shqipërisë tregon se potenciali turistik mbetet ende i pashfrytëzuar plotësisht.

 

Kompania Horwath HTL përgatiti këtë studim me porosi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ka përpiluar analizën në bazë të burimeve nga katër bashkitë: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe nga intervistat me grupet e interesit. Për Sarandën, e cila është destinacioni premium i bregdetit shqiptar, analiza tregoi se ka pasur këtë vit rreth 1.46 milionë netëqëndrime, nga rreth 464 mijë turistë të huaj. Kjo përkon me një mesatare qëndrimi prej 3.2 netësh me një çmim mesatar prej 70 eurosh në ditë. Kapaciteti i shtretërve në këtë bashki arrin në 13,750 njësi, nga të cilat 51% i takojnë akomodimit privat. Megjithatë, niveli i shfrytëzimit për këto shtretër mbetet i ulët në vetëm 29%. 

 

Bashkia e Beratit ndjek për nga numri i netëqëndrimeve, me 164 mijë. Rreth 101 mijë turistët që vizituan këtë zonë shpenzuan mesatarisht 40 euro, me një mesatare qëndrimi prej 1.6 netësh. Ndryshe nga Saranda, në Berat akomodimi hotelier zë pjesën më të madhe (75%) të kapacitetit prej 1,143 shtretërish. 

 

Ndërsa bashkitë Gjirokastër dhe Përmet kanë një nivel shfrytëzimi më të ulët të turizmit, me përkatësisht 146 mijë dhe 17 mijë netëqëndrime. Origjina e tregjeve kryesore për të gjithë rajonin mbështetet kryesisht tek turistët nga Gjermania, Austria, Franca dhe Italia, ndërkohë që ka një interes në rritje nga tregje dytësore si Polonia dhe vendet Skandinave./Scan 


Më të lexuarat