Secondary Adv

Nisin punimet ne aksin Melgushe-Mjede – ARRSH: Ja cfare perfshin investimi 500 milione euro

Share on Google+

Kanë filluar punimet në aksin rrugor Melgushë-Mjedë për vendosjen e sinjalistikës dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 7 kilometrash.

 

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, grafiku i punimeve përfshin vizatimin e ri termoplastik, instalimin e barrierave mbrojtëse, instalimin e derlineatorëve, rifreskimin e sinjalistikës horizontale e vertikale si dhe riparimin e kanaleve të drenazhit. Po ashtu, shtresat ekzistuese asfaltike janë parashikuar të prishen për t’u zëvendësuar me shtresa të reja në pjesët e dëmtuara. Punimet janë inpektuar nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga kreu i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro. Sipas Qendros, investimi prej 500 milionë eurosh pritet të përfundojë brenda 45 ditësh.

“Këtu jemi në segmentin Melgushë-Mjedë, segment që ka patur një problematikë të madhe me sigurinë rrugore. Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe projektin që kemi, kemi filluar nga puna për investimin në barrierat mbrojtëse, për sinjalistikën vertikale e horizontale dhe për riparimin e të gjitha defekteve që janë në elementët e sigurisë rrugore. Është një investim prej 500 mijë eurosh i cili ka filluar dhe brenda 45 ditësh besoj do ta mbyllim duke i rritur sigurinë gjithë këtij segmenti rrugor”, u shpreh kreu i ARRSH-së. Ndërkohë, sipas Gjiknurit, ky proces do të përmbyllet shumë shpejt dhe do të jetë një rrugë brenda standardeve të kërkuara./Scan 


Më të lexuarat