Secondary Adv

Abuzimet me pagat- Institucionet: 21.9 milione leke dem ndaj buxhetit te shtetit

Rreth 21.9 milionë lekë është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore.

 

Ky dëm është konstatuar për periudhën kohore Prill- Qershor 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Konkretisht, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar  i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 19.3 milionë lekë, nga të cilat 10 milionë lekë, si pasojë e tejkalimit të numrit mesatar të punonjësve të miratuar në vendime të ndryshme të Këshillit Drejtues, çka ka rezultuar në pagesa më tepër për punonjësit e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë që rreth 8.6 milionë lekë dëme janë si pasojë e pagesave më tepër për lejen vjetore dhe pse punonjësit e institucionit e kanë kryer atë. Por me shkelje janë kapur edhe bashkia Kamëz, Rrogozhinë dhe Vlorë. Respektivisht dëmi i shkaktuar nga këto bashki është 427 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në shpërblime, 395 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga dhe 45 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga. Me shkelje është kapur edhe Universiteti Fan S.Noli Korçë, në vlerën 1,5 milionë lekë, si pasojë e përftimit padrejtësisht të pagave dhe shpërblimeve për anëtarët e Bordit të Administrimit./Scan 


Më të lexuarat