Secondary Adv

17 shkolla te reja – Rama: Financimi nga fondi 1 mld, shume shpejt fillon zbatimi i kontratave

Projekti i 17 shkollave të reja në kryeqytet është në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, gjatë inaugurimit të shkollës së re ‘Kosova’, të cilën e cilësoi edhe shkollën simbol të historisë së Tiranës. “Më vjen shumë mirë që brenda pak javësh, sëbashku me Bashkinë e Tiranës, ne do të fillojmë projektin e madh të 17 shkollave të reja. Janë 17 shkolla që do të financohen nga programi “1 miliard për rindërtim” i qeverisë dhe janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj, të huaj dhe që do të jenë në vazhdën e kësaj pamjeje dhe të kësaj cilësie të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit fillimi i këtij viti të ri me tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën si dhe për fëmijët e familjeve në nevojë, mësuesit, si dhe mënyra e ndërtimit të programit të shkollës është një shenjë e ndryshimit rrënjësor që nuk bazohet thjesht të infrastruktura. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama uroi të gjithë mësuesit, prindërit dhe nxënësit për një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të shkollës ‘Kosova’ ishin gjithashtu edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./Scan 


Më të lexuarat