Secondary Adv

Kompanite e sigurimeve: Rritje e fitimt me 7.5 milione euro per vitin 2017

Sipas raportimeve financiare të subjekteve, në 2017 rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë e sigurimeve kishte vlerën e 7.5 milionë eurove. 

 

Vitin 2016 tregu e kishte mbyllur vitin me humbje për 990 milionë lekë, por kjo e ndikuar sidomos nga humbjet e vetëm dy kompanive, ndërsa të tjerat kishin qenë sërish fitimprurëse. Fitimin më të lartë neto në treg e raportoi kompania Eurosig, me 376 milionë lekë, e ndjekur nga Sigal me 248 milionë lekë. Kompanitë e tjera, pavarësisht rezultatit pozitiv, nuk arritën vlera nëntëshifrore të fitimit neto. Albsig raporti një fitim prej 85 milionë lekësh, Sigma Interalbanian 76 milionë lekë, Intersig 67 milionë, Atlantik 51 milionë, Ansig 32 milionë dhe Insig 23 milionë. Megjithëse prej vitesh kompanitë janë në shumicën e tyre fitimprurëse, kjo nuk i ka përmirësuar shumë problematikat e lidhura me shlyerjen e dëmeve. Megjithëse për vitin 2017 raporti dëme-prime ishte ndër më të lartët e regjistruar ndonjëherë për tregun shqiptar, me 34%, sërish rezultati financiar ishte fitimprurës. Gjithashtu, në vite kompanitë kanë akumuluar detyrime të mëdha ndaj fondit të kompensimit të byrosë shqiptare të sigurimeve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro./Scan


Më të lexuarat